Site icon Telegrafi

Akil Gjakova i jashtëzakonshëm, kalon në finalen e Lisbonës

Me katër fitore, një pa luftë, Akil Gjakova arriti në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Në çerekfinale mundi rusin Musa Mogushkov, kategoria -73 kg.

Gjakova është përballur në gjysëmfinale të Evropianit në Lisbonë me zviceranin Nils Stump.

Në kategorinë 73 kilogramë, xhudisti ynë ka arritur të mposht me IPPON zviceranin.

Gjakova është kualifikuar në finale të Evropianit që po mbahet në Lisbonë dhe i ka siguruar një medalje shtetit të Kosovës.

Ai do të përballet në finale me izraelitin Tohar Butbul. Kujtojmë se Gjakova ka siguruar për herë të parë medalje Evropiane për senior./Telegrafi/

Exit mobile version