Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova ka humbur përballjen e dytë në Lojërat Evropiane “Minsk 2019” që po mbahen në Bjellorusi.
Akil Gjakova e nisi mirë ditën duke shënuar fitore në ndeshjen e parë, pasi mposhti bjellorusin Vadzim Shoka në raundin e dytë të kategorisë deri në 73 kilogramë.
Megjithatë, xhudisti pejan ishte i pafat në përballjen e dytë duke pësuar humbje.
Në luftën ndaj xhudistit nga Greqia, Georgios Azoidis, Akili bëri një gabim dhe u mposhtu shumë shpejt.
Vlen të theksohet se gjatë ditës së djeshme (e shtunë), Kosova fitoi dy medalje të arta në Lojërat Evropiane.
Majlinda Kelmendi u stolis me medalje të artë, ndërsa Nora Gjakova u mjaftua me të argjendtën pas humbjes në finale. /Telegrafi/