Site icon Telegrafi

Akil Gjakova fiton medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”

Xhudisti jonë, Akil Gjakova ka arritur të fitojë medaljen e bronztë me anë të repesazhit në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” që po mbahen në Algjeri.

Kosova ka fituar edhe një medalje në “Oran 2022”, duke dërguar në katër numrin e tyre.

Kësaj radhe ka ardhur një e bronztë, pas fitores së pejanit Akil Gjakova në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Gjakova arriti ta fitojë të bronztën me anë të repesazhit, ku mposhti italianin Manuel Lombardo.

Fitorja e Akilit erdhi me ‘golden score’ për të siguruar medaljen e radhës për Kosovën.

Vlen të theksohet se disa minuta para tij, ishte Laura Fazliu e cila fitoi të artën në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Lexo po ashtu Laura Fazliu fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare

Para saj medalje fituan edhe Distria Krasniqi të artën, si dhe Shpejtim Bajoku në boks dhe Flaka Loxha të bronztën në xhudo. /Telegrafi/ 

Exit mobile version