Site icon Telegrafi

Akil Gjakova fiton medaljen e artë në Kampionatin Evropian U-23

Akil Gjakova (Foto: noc-kosovo.org)

Akil Gjakova është i artë në Kampionatin Evropian U-23. Xhudisti ynë vazhdoi formën e mirë të shfaqur këtë vit, duke u shpallur kampion i evropianit, që po mbahet në Gyor të Hungarisë.

Gjakova në finalen e kategorisë deri në 73 kilogramë, mposhti me Ippon Rufat Mamadov të Azerbajxhanit.

Paraprakisht, Akili kishte shënuar edhe katër fitore tjera, ndërsa raundin e parë e kaloi pa luftë.

Në raundin e dytë mundi serbin, Filip Jovanoviq, të të tretin mposhti holandezin, Roy Schipper, kurse në çerekfinale italianin, Gabriele Sulli.

Lexo po ashtu Lajmet për Akil Gjakovën

Fitore maestrale me Ippon shënoi në gjysmëfinale ndaj Marcel Cercea të Rumanisë, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Sot garoi edhe Laura Fazliu, e cila shënoi një fitore dhe dy humbje në kategorinë -63 kg. Njërën humbje e pësoi në repeshazh. Një fitore dhe një humbje i pati dje edhe Flaka Loxha në kategorinë -57 kg.

Nesër garojnë, Loriana Kuka (-78 kg), Andi Artani (-90 kg) dhe Shpati Zekaj (-100 kg).

Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon suksesin madhështor të Akil Gjakovës, derisa iu uron suksese nesër garuesve tjerë.

Exit mobile version