Site icon Telegrafi

Akil Gjakova fiton medaljen e artë në “GP Budapest 2019” pas triumfit në finale ndaj xhudistit rus

Akil Gjakova ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Sukseset e xhudistëve kosovarë në arenën ndërkombëtare nuk kanë të ndalur.

Një i tillë ka ardhur edhe sot (e shtunë) nga Grand Prixi që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Xhudisti jonë ishte më i mirë gjatë gjithë meçit

Është Akil Gjakova, i cili ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Xhudisti pejan arriti të mposht me lehtësi me ippon në finale rusin Georgii Elbakiev, ndërsa në përgjithësi, Gjakova fitoi pesë luftëra.

Gëzimi i Akilit pas fitores

Vlen të theksohet se kjo është medalja e tretë e xhudistëve kosovarë nga ky Grand Prix.

Kjo pasi dje (e premte) Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova u stoliset të dyja me medalje të argjendta.

Medalja e artë ia sjell atij 700 pikë Olimpike për Tokio 2020./Telegrafi/

Exit mobile version