Site icon Telegrafi

Akil Gjakova fiton medaljen e argjendtë në Paris

Akil Gjakova ka treguar formë të jashtëzakonshme deri në finale të Grand Slamit që po mbahet në Paris, pasi aty ia doli të fitonte medaljen e argjendtë.

Fillimisht, xhudisti ynë fitoi me ‘Ippon’ ndaj xhudistit francez Jean Peter, me luftën që i takoi xhiros së dytë në kategorinë 73 kilogramë.

Gjakova me një hedhje të bukur e mposhti xhudistin japonez Shusuke Uchimura, duke u kualifikuar në çerekfinale.

Lexo po ashtu Distria Krasniqi ia fiton Kosovës medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit

Në çerekfinale, ai triumfoi me wazaari ndaj xhudistit Rashid Mammadaliyev duke vazhduar kështu me hapa të sigurt drejt finales.

Për të arritur finalen e madhe, Akili në gjysmëfinale e mposhti xhudistin me shumë përvojë nga Italia, Manuel Lombardi.

Në finale, xhudisti ynë u mposht nga Shakhram Ahadov nga Uzbekistani, ndërsa i siguroi Kosovës medaljen e argjendtë.

Në Grand Slamin e Parisit me medalje u larguar dhe Distria Krasniqi. /Telegrafi/

Exit mobile version