Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova është mposhtur në finale të Grand Slamit dhe është dashur të kënaqet me medaljen e argjendtë.
Kosova ka vazhduar me suksese dhe medalje në sportin e xhudos.
Kjo pasi ka ardhur një medalje e argjendtë për Kosovën në Grand Slamin e xhudos Abu Dhabi 2018.
Këtë herë është Akil Gjakova, i cili ka fituar të argjendtën në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Përveç medaljes, Akili i ka shtuar Kosovës edhe plus 700 pikë Olimpike.
Xhudisti ynë u mposht në finale nga Lata Tatashduashvilli i Gjeorgjisë.
Në përgjithësi, Akili realizoi katër fitore dhe një tjetër pa luftë.
Kujtojmë që dje (e shtunë), të artën e fitoi motra e Akilit, Nora Gjakova, ndërsa Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi të argjendtën. /Telegrafi/