Site icon Telegrafi

Akil Gjakova mposhtet në finale, por fiton medaljen e argjendtë në Grand Prixin e Hagës

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova është mposhtur në finalen e Grand Prixin të Hagës dhe është mjaftuar me medaljen e argjendtë nga kjo garë.

Akil Gjakova ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Prixin që po mbahet në Hagë të Holandës.

Xhudisti nga Peja i fitoi disa gara, por ishte i pafat duke humbur në finale dhe duke u mjaftuar me medaljen e argjendtë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Xhudos

Gjakova u mposht në finale me shënim të artë nga xhudisti rusi, Musa Mogushkov.

Kjo medalje e argjendtë e Akil Gjakovës vjen në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Ndryshe, Gjakova deri në finale fitoi katër luftëra, ku shumica erdhën me ippon.

Nesër (e diel), do të garojë xhudistja tjetër nga Kosova, Loriana Kuka, në kategorinë deri në 78 kilogramë. /Telegrafi/

Exit mobile version