Site icon Telegrafi

Akil Gjakova fiton me Ippon në raundin e dytë eliminator të Grand Slamit në Hungari

Akil Gjakova e ka filluar mbarë raundin e dytë të eliminimit, pasi ka mposhtur Lasha Shavdatuashvilli në Gran Slamin e Hungarisë.

Xhudisti kosovar nuk kishte probleme që nga fillimi i sfidë dhe arriti të mposht kundërshtarin gjeorgjian me Ippon.

Lasha Shavdatuashvillit iu tërheq vërejte nga gjyqtari për pasivitet në dyluftim, derisa Gjakova përparoi përpara në këtë aspekt.

Në fund, Akili arriti të fitonte këtë përballje të Grand Slamit të rrethit të dytë, derisa në raundin e radhës, Gjakova do të takohet me fituesin e sfidës Botond Toth – Pelivan Petru.

Kujtojmë se Akil Gjakova në rrethin e parë kaloi pa luftë, derisa fitore pak më parë ka shënuar edhe Laura Fazliu që mposhti me Ippon xhudisten serbe. /Telegrafi/

Exit mobile version