Telegrafi

Akil Gjakova është ndalur në raundin e tretë në Tel Aviv

Akil Gjakova është ndalur në raundin e tretë të Grand Slamit të xhudos, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Xhudisti ynë u mposhtë nga italiani, Giovanni Esposito, në shënim të artë, kategoria deri në 73 kilogramë.

Paraprakisht, Akili kishte mposhtur me ippon portugezin, Joao Fernando, ndërsa raundin e parë e kaloi pa luftë. Gjakova shtoi në llogarinë e tij 120 pikë olimpike.

Sot garoi edhe Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë. Ajo u ndalë në raundin e dytë, duke u mposhtur nga Lucy Renshall e Britanisë së Madhe, me shënim të artë. Fazliu fitoi 100 pikë olimpike.

Ekipi ynë i xhudos mori pjesë në Grand Slam me tre xhudistë, ndërsa do të kthehet me medaljen e bronztë të fituar nga kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi.