Akil Gjakova nuk ka mundur të ndjekë rrugën e Nora Gjakovës, Distria Krasniqit dhe Fjolla Kelmendit, për të fituar medalje në Grand Prix të Antalyas.
Xhudisti ynë në kategorinë -73 kg, u mposhtë në çerekfinale nga koreani Changrim Ann, pas një lufte të pakompromisë.
Më pas, Akili u ndalë edhe në repesazh nga Mohamad Mohammadi i Iranit.
Paraprakisht, Akili kishte fituar dy luftëra ndaj Rysmambetovin (Kirgiz) dhe Khojazoda (Tagjikistan).
Hyrja në mesin e tetë më të mirëve nga 36 garues, vlerësohet sukses.
Nesër (të dielën) garon Loriana Kuka. /KOK/