Kanë filluar garat në Grand Slamin e Parisit në xhudo, aty ku po marrin pjesë edhe xhudistët nga Kosova.
Akil Gjakova ka qenë i pari që ka pasur meç në këtë Grand Slam të njohur.
Xhudisti kosovar është përballur në raundin e parë të kategorisë deri më 73 kilogramë me algjerianin Messaoud Redouane Dris dhe e ka mposhtur.
Gjakova e fitoi këtë garë pas gjashtë minutash me ‘Waza-ari’. /Telegrafi/