Akil Gjakova e ka nisur me fitore Mastersin e xhudos në Budapest të Hugarisë.
Xhudisti nga Kosova ka triumfuar në rrethin e parë në kategorinë deri në 73 kilogram.
Gjakova ka mposhtur francezin Benjamin Axus me vështirësi pasi lufta ishte shumë e fortë
. Për ta fituar këtë duel, Gjakovës iu desh të shkonte në kohën shtesë.
Axus u dënua për veprim të paljuar dhe xhudisti kosovar e fitoi garën. /Telegrafi/