Telegrafi

Akil Gjakova e nis me fitore në Lojërat Mesdhetare

Akil Gjakova e ka nizur mbarë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Xhudisti nga Kosova ka fituar luftën e parë dhe është kualifikuar në zonën e medaljeve.

Gjakova mposhti me ippon ndaj grekun Michail Tsoutlasvili, në kategorinë -73 kg.

Njoftimi i plotë nga KOK:

Akil Gjakova e nis mbarë dhe kualifikohet në zonën e medaljeve në LM Oran 2022.

Xhudisti ynë fitoi me ippon ndaj grekut Michail Tsoutlasvili, kategoria -73 kg.

Raundin e parë Akili e kishte kaluar pa luftë.

I urojmë fat dhe suksese Akilit.

/Telegrafi/