Dy xhudistë të Kosovës, Akil Gjakova dhe Dardan Cena kanë marrë edhe fitoret e dyta në Kampionatin e Hapur Evropian të Xhudos, i cili po mbahet në Prishtinë.
Pas fitoreve në ndeshjet e para, Gjakova dhe Cena kanë triumfuar përsëri në kategorinë e tyre deri në 73 kilogramë.
Gjakova fitoi me shumë mund luftën e dytë, pasi e mposhti vetëm me pikë të artë në shtesë austriakun Lukas Reiter.
Në ndeshjen e radhës, xhudisti pejan do të ndeshet me Hidayet Heydarov të Azerbajxhanit.
Në anën tjetër, Cena ka marrë një fitore të madhe me ‘ippon’ ndaj gjermanit Igor Wandtke.
Cena në ndeshjen tjetër do të ndeshet me italianin Manuel Lombardo. /Telegrafi/