Telegrafi

Akil Gjakova dhe Dardan Cena eliminohen nga Grand Slami i Antalias

Akil Gjakova

Dy xhudistët kosovarë, Akil Gjakova dhe Drilon Cena janë eliminuar nga Grand Slami i xhudos që po mbahet në Antalia të Turqisë.

Dardan Cena ishte i eliminuari i parë, pasi në raundin e parë pësoi humbje nga holandezi, Koen Heg.

Në anën tjetër nga Grand Slami i Antalias u eliminua edhe Akil Gjakovar.

Xhudisti kosovar arriti të fitoi duelin në raundin e parë ndaj meksikanit Gilberto Cardoso.

Ndërkohë në raundin e dytë Gjakova u eliminua nga ukrainasi, Vladyslav Kazimirov. /Telegrafi/