Telegrafi

Akil Gjakova bëhet baba për herë të parë

Akil Gjakova (Foto: Instagram)

Kampioni i Evropës në xhudo, Akil Gjakova, është bërë baba për herë të parë.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Suela Gjakova, kanë mirëpritur së bashku një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin, Mali.

Lajmin e ka bërë të ditur vet xhudisti nëpërmjet një postimi që ka ndarë me fansat në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

“Djali im, Mali”, ka shkruar ai në një fotografi ku ka zbuluar portretin e foshnjës së porsalindur.

Të shumta kanë qenë urimet nga miqtë e ndjekësit që ka pranuar në hapësirën për komente.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Akil Gjakova

Akili përndryshe i ka dhënë fund beqarisë në gusht të vitit që lamë pas, përkundër pandemisë së coronavirusit.

I njëjti pak javë më parë u shpall kampion i Evropës në xhudo, duke e siguruar medaljen e artë në Lisbonë. /Telegrafi/