Telegrafi

Akil Gjakova arrin në gjysmëfinale të Grand Prix “Hague 2018”

Akil Gjakova ka arritur që të kalojë në gjysmëfinale të Grand Prix “The Hague 2018”.

Xhudisti fantastik e fitoi duelin e dytë të tij në këtë garë me lehtësi.

Ai me ippon mposhti holandezin Roy Schipper.

Në përballjen e parë ai arriti të deklasojë xhudistin nga Gana, Emmanuel Nartey.

Ndërkaq, për një medalje ai do të luftojë ndaj Anthony Zinng, pasi njërën do ta kishte të sigurtë nëse kalon në finale.

Edhe në këtë garë Akil Gjakova është një prej favoritëve për të triumfurar. /Telegrafi/