Dëgjueset AKG GHS-1 i takojnë markës AKG Acoustics dhe kanë Red Dot 2010 për dizajn, ndërsa ofrojnë edhe karakteristika kualitative.
Mikrofoni i integruar gjashtëmilimetërsh dukshëm eliminon zërin në prapavijë derisa të gjithë kontrolluesit e zërit dhe ndërprerësi i mikrofonit ndodhen në vetë kabllon.
Dëgjueset e dizajnuara në mënyrë komode kanë mekanizmin AKG 3-D Axis2 për t’u palosur, deri sa sfungjerët e vegjël për veshë kanë edhe funksionin e eliminimit pasiv të zërit nga jashtë.
Veçoritë teknike përfshijnë frekuencën 18 Hz – 24 kHz, impedancën hyrëse prej 32 Omësh, ndjeshmërinë hyrëse 115dBSPL/V dhe sinjalin maksimal hyrës prej 35 mW.
Pesha e kufjeve është 170 gramë, ndërsa kushtojnë 79.95 dollarë. /Telegrafi/