Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare pas kërkesës së Prokurorisë së Tiranës ka marrë një vendim për të hequr disa video me përmbajtje pornografike nga interneti.
Në një njoftim për media, AKEP bën me dije se janë bllokuar 17 adresa pornografike, të cilat nuk mund të shihen më në Shqipëri.
“AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) në një komunikim të datës 14 prill 2020, ka dhënë urdhër kompanive që ofrojnë shërbimin e internetit, për familjarë dhe biznese, që të bllokojnë aksesin në disa faqe të caktuara me përmbajtje pornografike. Në njoftim urdhrin e lëshuar kuptohet qartë që bllokimi nuk është për portalin por për disa link adresa me përmbajtje të caktuar.
Pra shumë prej portaleve të listuara, si Pornhub apo Xvideo, më të njohur në sektorin e përmbajtjeve për të rritur nuk do të bllokohen plotësisht. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe kompanitë ISP duhet të komunikojnë aplikimin e bllokimit AKEP-it, që sipas ligjit janë përmbajtje të jashtë ligjshme sipas neneve përkatëse të specifikuara në dokumentin e mëposhtëm”, shkruhet në njoftim. /Dosja.al/