Agjencia për komunikime elektronike (AKE) sot do t’i prezantojë aktivitetet rregullatore dhe masat për realizimin e shërbimeve të përfshira në projektin ‘Merita universale’ për të cilin para pesë viteve në tender publik zgjodhi dy kompani si ofrues të shërbimeve në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.
‘Përmes marrëveshjes të dakorduara me këta ofrues, Agjencia u kujdes që të gjithë qytetarët të kenë qasje deri te shërbimet elektronike me cilësi të barabartë, pavarësisht vendbanimet’, kumtoi AKE e cila para mediave sot do t’i prezantojë rezultatet nga ofrimi i të gjitha llojeve të mediumeve të cilat janë përfshirë deri më tani në shërbimet universale.
Agjencia poashtu për herë të parë me tender publik përcaktoi një ofrues të internetit me shtrirje të gjërë si pjesë e shërbimit universal, i cili ka për obligim të sigurojë lidhjen e shfrytëzuesit të lokacionit fiks me rrjetin publik të komunikacionit. Në këtë mënyrë, thekson AKE, do të sigurohet qasje në internet dhe më të pranueshme për të gjitha amvisëritë të cilat deri më tani nuk kanë mundësi të lidhen në internet me ndonjërën prej teknologjive qasëse. /Telegrafi/