Site icon Telegrafi

AKE Maqedoni: 5G nuk është i dëmshëm për shëndetin

Qytetarët të mos kenë frikë nga teknologjia 5G. Nuk ka asnjë bazë për pasoja mbi shëndetin e njeriut, sigurojnë nga Agjencia për komunikime elektronike. Pas paralajmërimeve për aplikimin e kësaj teknologjie në nivel global, shoqatat e qytetarëve ngritën shqetësime dhe kërkuan fillimisht të kontrollohet ndikimi i kësaj teknologjie, e më pas të aplikohet. Edhe tek ne qytetarët me ankesa të shumta deri tek AKE për teknologjinë 5G.

“Në mediume mundeni të lexoni informacione të ndryshme rreth teknologjisë 5G se ajo është e ndaluar për shkak të dëmeve etj, por e gjithë kjo është spekulim. Absolutisht nuk ka bazë që qytetarët të kenë frikë nga këto teknologji të reja. Dhe në fakt këtë duam edhe ta dëshmojmë. Çdo ditë marrim porosi nga qytetarët të bëjmë matjen dhe gjithë këto spekulime në mediume ndikojnë te qytetarët të krijohet pasiguri, madje edhe për stacionet bazë që tashmë ekzistojnë”, tha Sasho Dimitrijovski, drejtor i AKE-së.

Që kjo teknologji të bëhet realitet në vend, në periudhën e ardhshme duhet të bëjë ndryshimin e ligjet dhe të bëhet hartë për rrjetet ekzistuese, thonë nga AKE.

“Për aplikimin e saj do duhet të pritet edhe një kohë. Deri në fund të vitit të ardhshëm Agjencia do i shpallë tenderët për 5G dhe shpresojmë se deri në fund të vitit ky proces do mbarojë, pastaj do mbetet puna e operatorëve kur ato do jenë të gatshëm ta zbatojnë”, pohoi Sasho Dimitrijovski.

Teknologjia 5G është gjenerata e pestë e komunikimeve celulare. Me te dukshëm do të rritet shpejtësia e transmetimit të të dhënave. Gjithashtu, me aplikimin e saj do duhet të zvogëlohen vonesat, shpenzimi i energjisë dhe çmimet.

Exit mobile version