Telegrafi

AKE: Ankesat e qytetarëve për fatura të larta janë të paarsyeshme

Në Agjencinë për komunikime elektronike (AKE) në vitin e kaluar janë pranuar më shumë ankesa për fatura të larta të operatorëve të telekomunikacionit, pas të cilave vijnë parashtresat për shërbime jocilësore dhe të vonuara, ndërprerje, roaming, etj.

Sipas drejtorit të AKE-së, Sasho Dimitrijoski, ankesat për fatura të larta në shumicën e rasteve janë të paarsyeshme.

Në linjën 190 të AKE-së ka patur 8410 thirrje telefonike, për 982 nga të cilat tashmë është nisur procedurë për kontestim, kurse mbi 85% e kontesteve tashmë janë mbyllur.

20% e ankesave janë për shërbime të thirrjeve telefonike mobile, kurse 18% janë për shërbime të internetit në telefonat celular. Në shërbimet e roamingut bien 5.5% e parashtresave.

Përndryshe, qendra e kontaktit e AKE-së funksionon që nga maji i vitit 2010./Telegrafi/