Site icon Telegrafi

AKB: Ndalesa e Haradinajt, frikëson investitorët e huaj

Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), i kryesuar nga kryetari Agim Shahini sot u takuan në Strasbourg me kryetarin AAK-së Ramush Haradinaj, me këtë rast diskutuan për çështje që kanë të bëjnë me ekonominë dhe rrjedhat politike në Kosovë.

Shahini tha se besoj që Haradinaj së shpejti të kthehen në shtëpi.
“Në emër të Komunitetit të biznesit në Kosovë të ju shpreh shqetësimet e thella për ndalimin tuaj në Collmar nga autoritetet e këtij shteti të cilët janë vënë në lajthitje me fakte të rrejshme nga shteti serb për çështje të politikave elektorale që po zbatojnë atje. Ndalimi i juaj është mesazh i keq për Kosovën dhe investitorët që Kosovës i duhen në kontuinitet e ky rast i ka zbraps dhe i ka frikësuar ata se në Kosovë ende nuk është klimë e sigurt për investime”, tha Shahini.
Sipas tij, çështja e trenit, muri, dhe çështje të tjera politike me Serbinë janë vetëm pretekste që tentojnë ta dëmtojnë imazhin e shtetit të Kosovës.

Ndërkaq, lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, ka falënderuar delegacionin e AKB-ës për mbështetje që i akne dhënë.
“Kjo mbështetje është më shumë se shpirtërore kur kihet parasysh që i gjithë populli nga Kosova ka ndje keqardhje për këtë rast i cili është i fabrikuar nga kuzhinat e Beogradit por kjo nuk do të me zbraps nga qëllimet e mia për të bërë shtet të fort dhe funksional për gjithë qytetarët e vendit”, tha Haraninaj.
Në delegacion sipas komunikatës së AKB-së kanë qenë pjesëmarrës edhe përfaqësuesi i saj nga Linzi i Austrisë, nga Gjeneva, nga Maqedonia si dhe nga Shqipëria. /Telegrafi/

Exit mobile version