Site icon Telegrafi

AKB: Më shumë shkelje ligjore kanë bërë institucionet sesa bizneset

Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB), ka mbajtur konferencën përmbyllëse për vitin 2015 me temë “Politika e zhvillimit ekonomik si dhe rekomandimet për institucionet e Kosovës për vitin 2016”.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se më vitin 2015 AKB është angazhuar në shumë çështje lobuese e integruese por nuk arritëm ta shohim Kosovën e integruar në organizata ndërkombëtare.

E për ketë fajin sipas tij e ka politika. “Suksesin më të madh të institucioneve e vlerësojmë nënshkrimin e MSA, dhe për termocentralin Kosova e Re”, tha ai.

Shahini deklaroi se për këtë vit kanë zgjeruar listën e mallrave të liruara në dogana. “Dogana me lëndë të parë mbetet fuqi. Sa i përket integrimeve, Kosova nuk u integrua ne UNESCO, nuk e morëm liberalizimin e vizave. Marrëveshja për Demarkacionin krijoi turbulenca në Kosovë. Nuk u realizuan pritjet e bizneseve dhe qytetarëve për vitin 2015. Vlera ekonomike nuk u rrit në vlerën që u tha në fillim të vitit. Informaliteti u rrit në Kosovë”, u shpreh Shahini, raporton Gazeta Tribuna.

Sipas Shahinit, ndër investimet më të mëdha që pritej të filloj këtë vit ishte Brezovica por nuk ndodhi. “Sektori i prodhimit mbetet i dobët më krahasim me sektorët tjerë dhe për këtë fajtor mbetet politika adekuate. AKP dështoi nuk privatizoi asnjë aset publik dhe kjo është humbje për ekonominë e Kosovës. Ne vlerësuam se në Kosovë ndodhën gjëra të pazakonta. I pazakontë ishte shkarkimi i Jabllanoviqit, gazi lotsjellës , pjesëmarrja e të rinjve në grupe islamike”, tha ai.

Shahini tha se qeveria për vitin 2016 duhet të vazhdoj me reforma, të sillen më shumë investitorë, të mos ketë diskriminim politik ndaj bizneseve. /Telegrafi/

Exit mobile version