Telegrafi

AKB, mban Kuvendin Zgjedhor

Kryetari aktual i AKB-së Agim Shahini, e ka vlerësuar mjaft të suksesshme punën e AKB-së gjatë 7 vjetëve të kaluara. Ai tha, se suksesi është vepër e përbashkët e të gjitha bizneseve kosovare dhe atyre që ndihmuan ato.

“Janë mbushur gati shtatë vjet të punës së suksesshme që nga themelimi i AKB-së dhe ky sukses është i përbashkët”, ka thënë Shahini në hapje të Kuvendit.

Por bizneseve, ai ka thënë se AKB është zhvilluar edhe me mbështetjen e madhe që i ka bërë USAID, Riinvest dhe Ambasada Amerikane.

“AKB dita ditës arriti të formësohet”, ka thënë ai, duke shtuar se formësimi vërehet edhe në rritjen e numrit të anëtarëve që janë përfshirë në Aleancë, pasi që siç ka thënë Shahini, në vitin 2002 AKB kishte vetëm 32 anëtar përderisa sot ajo ka 9500 anëtarë. Sipas Shahinit, AKB-ja është një promovues dhe lobues i fuqishëm i interesave