Telegrafi

AKB mban kuvendin e VI-të zgjedhor

Gjatë muajit mars dhe prill, Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), do të mbajë kuvendin e VI-të zgjedhorë në tërë republikën e Kosovës.

Sipas një komunikate për media, këtij Kuvendi do ti paraprijnë organizimet zgjedhore në nivel lokal në shtatë qendrat rajonale të Kosovës, duke i zgjedhur strukturat udhëheqëse lokale dhe delegatët për Kuvendin e përgjithshëm zgjedhor më datë 15 prill 2015 në Prishtinë.

AKB fton të gjitha bizneset dhe asociacionet e bizneseve- anëtarë të AKB-së për një garë fer dhe pjesëmarrje gjithëpërfshirëse në këto zgjedhje të përgjithshme.

Zgjedhjet regjionale do të organizohen sipas këtij orari: Më 13 mars organizohen zgjedhjet në Regjionin e Mitrovicës. Më 17 mars organizohen zgjedhjet në Regjionin e Ferizajt. Më 19 mars, organizohen zgjedhjet në Regjionin e Prizrenit. Më 24 mars, organizohen zgjedhjet në Regjionin e Gjakovës. Më 2 prill, organizohen zgjedhjet në Regjionin e Prishtinës. Më 7 prill, organizohen zgjedhjet në Regjionin e Pejës dhe më 10 prill, organizohen zgjedhjet në Regjionin e Gjilanit.

Kuvendi i përgjithshëm do ti ketë 110 delegatë nga e tërë Republika e Kosovës, ku do të zgjedhin strukturat udhëheqëse të AKB-së për katër vitet e ardhshme. Në kuvendin e VI-të zgjedhor do të aplikohet metoda një anëtarë një votë. /Telegrafi/