Site icon Telegrafi

AKB: BE-ja po frikëson investitorët në Trepçë

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka reaguar ndaj zyrtarëve të BE-së se kinse Trepça duhet të jetë temë e dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas AKB-së, BE-ja ka provokuar dhe paragjykuar përfundimin e dialogut në dëm të Kosovës.

“Deklarata e znj. Maja Kocijançiq ka frikësuar dhe mund ta zmbraps interesimin e Investitorëve potencial që të investojnë në Trepçë. Në bazë të Ligjit për Trepçën Kosova i ka hap mundësi investitorëve vendor dhe të huaj për të bashkuar kapitalin në këtë aset i cili ka nevojë për rivitalizim dhe investime të reja”, thuhet në njoftimin e AKB-së, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Kocijançiq: Çështja e Trepçës duhet të zgjidhet me marrëveshjen gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi

Aleanca thotë se BE po përdor standarde të dyfishta duke humbur kredibilitetin te komuniteti i biznesit në vend.

“Tentimi për tërheqje nga deklarimi se kinse BE-ja nuk propozon tema por ajo mbështet dialogun për temat të cilat merren vesh Kosova dhe Serbia është në kundërshtim të plotë me pozicionin nga deklarimi i djeshëm. BE në shumë raste e ka mbështet Kosovën, por në procesin e integrimit dhe liberalizimit te vizave për Kosovën ka përdor standarde të dyfishta dhe ka humb kredibilitetin tek komunitetit i biznesit në Kosovë”, vijon njoftimi.

Në fund, AKB thekson se Trepça nga institucionet e Kosovës, në asnjë moment nuk guxon që të jetë temë e negocimit në Bruksel. /Telegrafi/

Exit mobile version