Në mbështetje të Aleancës Kosovare Bizneseve, dega në Austri është themeluar Unioni i Femrave Shqiptare në Diasporë, e cila udhëhiqet nga Adriana Kelmendi Sherifi dhe Shpresa Kameraj Paterer.
Qëllimi kryesore i themelimit të unionit, është fuqizimi i gruas sidomos në biznes, ku tashmë gruaja shqiptare në diasporë është shumë aktive në të gjitha poret e jetës.
Objektivi kryesor i themelimit të Unionit të Femrave Shqiptare në Diasporë, është që tu dilet në ndihmë bashkatdhetarëve që jetojnë në Kosovë dhe janë të goditura nga fortuna e jetës, si lufta, skamja, sëmundjet dhe hallet e tjera. Ndërsa objektiv tjetër është edhe identifikimi i grave të suksesshme dhe aktive në diasporë.
Ne si union besojmë fortë që gruan shqiptare ta vëmë në lëvizje, sepse jemi të vetëdijshme për fuqinë e saj.
Unioni i Gruas Shqiptare në Diasporë, udhëhiqet nga Adriana Kelmendi Sherifi lidere e unionit dhe Shpresa Kameraj Pratterer kryetare.
Unioni Femrave Shqiptare në Diasporë, mbështetet edhe nga AKB-ja në Austri që nga themelimi.
Unionin e Femrës Shqiptare në Diasporë e mbështesin shumë personalitete. /Telegrafi/