Maqedonia dhe Greqia në fund arritën një konsensus mbi zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin. Nëse marrëveshja është e mirë për njerëzit e të dyja vendeve, me siguri do të jetë e mirë edhe për rajonin, por edhe për mua, tha ish-përfaqësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për ish-Jugosllavinë, Yasushi Akashi tha sot në Tokio.
Diplomati japonez i cili ishte angazhuar si i dërguar i posaçëm i OKB-së gjatë luftës në Jugosllavi në një takim me gazetarë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, sugjeroi që vendet e rajonit duhet të arrijnë përfundimisht shkallën e duhur të pajtimit, ndërsa mënyrën se si ata munden ta bëjnë këtë është integrimi në Bashkimin Evropian.
Ai tha se falë vendosmërisë së ish-presidentit Kiro Gligorov arriti t’i shmanget luftës në territorin e saj.
“Unë jam krenar për instrumentin e vendosjes parandaluese të forcave të OKB-së në Maqedoni, është shembulli i vetëm i një dislokimi parandalues të forcave të Organizatës Botërore, tha Akashi.
Vlerësimet e Maqedonisë në raportet e OKB-së janë shumë më të mira se ato të fqinjëve të saj nga ish-Jugosllavia, shtoi ai, por tha se nuk e di pse kompanitë japoneze pavarësisht faktit se të dy vendet kanë zhvilluar marrëdhënie dypalëshe për 24 vjet, ende nuk kanë investuar në Maqedoni./Telegrafi/