Një akademi policie në Japoni po u mëson oficerëve të saj meshkuj artin e grimit.
Fukushimaken Keisatsugakko, një akademi policie e vendosur në prefekturën e Fukushimës, filloi kursin e grimit në janar të këtij viti për 60 kadetë policie, përfshirë ata që ishin pranë diplomimit, duke çuar në vëmendje të konsiderueshme në internet, përcjell Telegrafi.
Sipas Takeshi Sugiura, zëvendësdrejtor i akademisë së policisë, meqenëse oficerët shpesh angazhohen me anëtarë të ndryshëm të komunitetit, është e rëndësishme të ruash një pamje të rregullt dhe profesionale.
“Ne duam t’u kujtojmë atyre se si anëtarë të shoqërisë dhe si oficerë policie të ardhshme, ruajtja e një pamjeje të duhur është thelbësore”, tha Sugiura.
Ndryshe, përveç akademisë në Fukushima, një tjetër akademi policie në Yamaguchi ka zbatuar gjithashtu një program të ngjashëm, duke u mësuar kadetëve meshkuj që të pastrojnë siç duhet fytyrat e tyre. /Telegrafi/