Institucioneve të Maqedonisë u mungon kapaciteti institucional dhe plani strategjik i funksionimit. Kështu për Tv Shenja kanë vlerësuar akademikët Izet Zeqiri dhe Abdylmenaf Bexheti, sipas të cilëve, edhe në aspektin teorik edhe në aspekt të rekomandimeve që vijnë nga institutucionet, të gjitha aktivitetet duhet të jenë të planifikuara, edhe në bazën e planit strategjik por edhe të planeve operative. Akademiku Zeqiri, thotë se është mungesë e vullnetit politik për të implementuar plane strategjike sepse, siç thekson ai, ato janë të rëndësishme dhe janë sistem i kontrollit edhe të realizimit të projekteve por edhe të realizimit të kontrollit financiar.
“Pa planifikimin e së ardhmes do të ecim verbërish përmes problemeve dhe nuk do ti shohim ata. Duke u nisur nga ajo që të gjithë realizojnë programe me 9 programe ku harxhojnë mjete financiare janë të obliguara të respektojnë ligjin e Qeverisë, të respektojnë metodologjinë e planifikimit dhe të hartojnë plane straegjike, pasi që kjo është edhe vërejtja kryesore e Komisionit Evropian që thotë se Maqedonia ka probleme me projektet dhe jo rastësisht ne si shtet kemi arritur nga 622 milionë euro të tërheqim fonde nga IPA programe vetëm 180 milionë euro”, akademiku Izet Zeqiri.
Ndërkohë, akademiku Bexheti, ka vlerësuar se në këtë aspekt ka një hendek të shprehur të kapacitetit institucional që e kanë institucionet në Maqedoni.
“Dhe ajo është tani vetëm e vërtetuar edhe në aspektin pak më shkencor sepse në aspektin perceptiv, në aspektin e pritshmërive, gjykimeve dhe asaj që ndodh ne çdo ditë e shohim se kapaciteti institucional i institucioneve tona është jashtëzakonisht i dobët. Këtë na thotë disa vite me radhë edhe FMN-ja edhe Banka Botërore por edhe Komisioni Evropian në raportet e tij. Në rast se do të ketë kapacitet observues të këtij konstatimi të këtij rekomandimi sigurisht se do të filloj një proces i përmirësimit”, tha akademiku Abdylmenaf Bexheti.
Akademikët këto komentе i kanë bërë pas përfundimit të ligjeratës së akademikut Zeqiri me temë “Planifikimi strategjik në funksion tëinstitocioneve efektive dhe efikase në Maqedoni”, në Akademinë e Shkencave dhe Arteve.