Telegrafi

Akademikë e fitues të çmimit Nobel ndërpresin takimin virtual të Senatit italian, në Zoom u shfaq një video pornografike

Një takim në Zoom i Senatit italian u ndërpre, me lëshimin e një porno videoje me pamje nga video-loja “Final Fantasy”.

Takimi virtual i ligjvënëse italianë dhe akademikëve është ndërprerë për pak qaste, kur në internet u lëshua videoja pornografike e animuar me imazhe nga një video-lojë, transmeton Telegrafi.

Tifa Lokhart nga video-loja Final Fantasy ka qenë aktorja kryesore e video pornos së kompjuterizuar, që zgjati rreth 30 sekonda para personi që “u tall” të kapej dhe nxirret nga takimi.

“Dikush ishte futur vjedhurazi në takim. A ka dikush që mund të më ndihmojë ta nxjerr jashtë këtë person”, tha organizatori i takimi derisa videoja në prapavijë po luante.

Në takimin e organizuar nga pallati Gustiniani i Senatit italian, morën pjesë disa ligjvënës dhe akademikë, përfshirë fizikanin Giogrio Parizi që vitin e kaluar fitoi Çmimin Nobel.

Senatorja Maria Laura Mantovani ka thënë se për këtë do të informojë edhe policinë. /Telegrafi/