Telegrafi

Akademik Esat Stavileci – Intelektuali i vitit 2007

Ditë më parë kjo organizatë shpalli personalitetet dhe institucionet më të suksesshme të Kosovës për vitin 2007.

Përveç rreth 70 paraqitjeve publike në media, tryeza dhe konferenca, akademik Esat Stavileci gjatë vitit 2007 botoi edhe dy vepra, njërën në anglisht (E vërteta për Kosovën, argumente dhe fakte në mbështetje të pavarësisë së saj) dhe të dytin në shqip (1000 prononcime dhe 1000 theksime të Esat Stavilecit), ndërsa një vepër tjetër, në botim të ASHAK (Nocione dhe parime të administratës publike – shqyrtime krahasuese) u ribotua.

Viti 2007 ishte fryti i sukseseve të akademik Esat Stavilecit. Për të arritura të veçanta, po në vitin 2007, Kuvendi Komunal i Gjakovës e shpalli Qytetar nderi, akademik Stavilecin.

Në këtë solemnitet për profilin intelektual të akademik Esat Stavilecit foli Ibrahim Gashi, i cili e portretizoi fituesin e çmimit në tri përmasa: si pedagog, si njëri dhe si punonjës i shkencës.

Në fund të solemnitetit, masës së madhe të studentëve dhe pedagogëve, iu drejtua akademik Stavileci me një fjalë që zgjoi interesim shumë të madh të të pranishmëve.

Kjo përzgjedhje e akademik Esat Stavilecit si “Intelektuali i vitit 2007” është bërë nëpërmjet të votave të qytetarëve në internet.