Akademia greke e shkencave dhe arteve (AGSHA) përmes një kumtese, i ka komentuar bisedimet për çështjen e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.
AGSHA-ja thekson se duhet një marrëveshje sepse është në interes të të dy shteteve, por si parakusht janë ndryshimet kushtetuese.
Në kumtesën e kësaj akademie, nuk përdoret akronimi i deritanishëm IRJM, por Maqedonia përmendet si “shteti i Shkupit”.
Akademia kërkon që të hiqet dorë nga kërkesat irredentiste dhe tjetërsimi i historisë, kulturës dhe simboleve, siç thonë, të Greqisë, dhe se vendbanimi i një populli nuk e përcakton identitetin e tyre./Telegrafi/