Site icon Telegrafi

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ngushëllon Mehmet Krajën për humbjen e të bijës

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës kanë ngushëlluar kryetarin e këtij institucioni, Mehmet Kraja për humbjen e bijës së tij.

Në telegram ngushëllimi, thuhet se vdekja e papritur e Arzana Krajës, ka tronditur thellë gjithë kolektivin e ASHAK-ut.

“Vdekja e papritur e bijës suaj ka tronditur thellë gjithë kolektivin e Akademisë, Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, është kjo një dhembje e madhe për ju dhe për familjen, për miqtë dhe dashamirët tuaj dhe për të gjithë ata që e kanë njohur dhe dashur Arzana Krajën, regjisore e skenariste filmi, artiste e shquar dhe e dëshmuar me vepra të vlerësuara lartë. Duke qenë me ju dhe pranë jush në këto çaste tejet të hidhura, duke bashkë-ndjerë për humbjen e madhe që ju ka gjetur, ju lutem në emër të të gjithë anëtarëve të Akademisë, Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, stafit drejtues dhe të administratës, si dhe në emrin tim personal, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta”, thuhet në telegram, përcjell Telegrafi.

Vdekjen e Arzana Krajës e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pa jetë në lagjen ‘Kalabria’ në Prishtinë. Njësitë policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Lexo po ashtu Vdekja e regjisores Arzana Kraja, Prokuroria urdhëron që trupi të dërgohet për obduksion

Ndërsa, lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhëresë që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion. /Telegrafi/

 

Exit mobile version