Real Madridit ka pasur gjithmonë lojtarë të mëdhenj dhe disa prej tyre kanë ardhur nga akademia e klubit e njohur si Castilla.
Si duket tradita do të vazhdojë, sepse në akademinë e ‘Los Blancos’ ndodhen disa djem të ish-futbollistëve, por ka edhe nga djemtë të lojtarëve aktual të Realit, siç është djali i Marcelos.
Trajneri aktual dhe legjenda e madrilenëve, Zinedine Zidane, ka jo një, por tre djem që janë pjesë e akademisë së Realit.
Madje në të shkuarën ka pasur katër, por i madhi, Enzo, u largua në verë nga Madridi. Tre djemtë e tjerë janë Luva, Theo dhe Elyaz.
Një tjetër ish lojtar i Realit, portieri Santiago Canizares, ka djalin e tij në këtë akademi. Djali quhet Lucas dhe luan po në pozicionin e portierit.
Tifozët e Realit e mbajnë mend Ruben De La Red, i cili u detyrua të linte futbollin pas problemeve me zemrën. Tashmë traditën në këtë familje po e vazhdon i biri, Cayetano.
Ndërsa i biri i Marcelos ka vetëm disa muaj që është bërë pjesë e akademisë së klubit. /Telegrafi/