Site icon Telegrafi

“Akademia” doli nga shypi

Numri më i ri i revistës për letërsi, kulturë, gjuhë dhe media, “Akademia”, i shtati me radhë dhe i fundit për këtë vit, ka dalë nga shtypi nën përkujdesjen e shtëpisë botuese “Armagedoni”.

Në këtë numër të revistës janë botuar intervista, shkrime eseistike, kritike, letra, tregime, fragmente të romaneve, poezi, dramë, poemë dramatik, studime për gjuhën dhe për median dhe një skeç.

Për numrin e shtatë të revistës është përkthyer një intervistë e regjisorit Akira Kurosawa dhe është realizuar një intervistë me studiuesin Daut Dauti. Ndërkaq, kanë shkruar për revistën: Mehmet Kraja dramë; Petrit Ruka, Xhevdet Bajraj, Skender Rusi, Lulzim Tafa, Arif Molliqi, Pal Ndrecaj, Leonora Buçinca, Alketa Gashi Fazliu, Sibel Halimi, Arta Maxhuni, Arjana Çala, Geverina Muzhaqi, Liridona Shehu poezi; Lazër Shantoja poemë dramatik; Agron Shala, Fahredin Spahija, Violeta Allmuça ese; Emin Emini, Rrahman Paçarizi, Arben Dedja, Ndue Ukaj, Adil Olluri, Butrint Berisha, Albin Mehmeti prozë; Qemal Murati dhe Haqif Mulliqi studime për gjuhën.

Po në këtë numër janë botuar poezi, ese, letra, tregime të autorëve: Montesquieu, Gustave Flaubert, Vladimir Majakovskij, Charles Bukowski, Danilo Kiš, Erich Fried, E. E. Cummings, Lou Lipsitz, Raymond Carver, Paul Auster, Julian Beck, Jack Kerouac, Maani Petgar, Fred Inglis, Marko Tomas, Abedin Dino, Aziz Nesin, Jaroslav Hašek, Abdürrahim Karakoç, Miraš Martinović, Adam Zagajewski, Zbignjev Herbert, Iosif Brodski, Gonçalo M. Tavares, Lenore Kandel, Faruk Šehić, Roland Orcsik, Enes Halilović, Srđan V. Tešin, Hannah Arendt, Elif Shafak, Oriana Fallaci, Shohreh Golparian, Wislawa Szymborska, Ewa Lipska, Tua Forsström.

Për këtë numër të revistës kanë përkthyer: Fadil Bajraj, Agron Shala, Salajdin Salihu, Leonora Buçinca, Shpresë Mulliqi, Verjon Fasho, Iliaza Bobaj, Shkelzen Halimi, Qerim Ondozi, Fatijona Bajraj, Aida Braho, Edita Kuçi Ukaj, Ismet Daci.

Exit mobile version