“Angazhimet e Këshillit republikan për siguri në komunikacionin rrugor (KRSKRR) kanë qenë dhe do të mbesin në drejtim të ngritjes së vetëdijes së komunikacionit rrugor, si prioriteti më i lartë shoqëror dhe nevoja e potencialit të përgjithshëm institucional dhe shoqëror për zvogëlimin e numrit të personave të prekur në aksidentet rrugore në Maqedoni”. Këtë e kumtoi sot KRSKRR, i cili në kuadër të shënimit të jubileut të 55 të ekzistimit dhe veprimit aktiv mbrëmë ka mbajtur akadami në Teatrin Popullor të Maqedonisë në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë ngjarje morën pjesë numër i madh i personave të afirmuar, ekspertë, profesionistë dhe shumë tjerë të cilët gjatë 55 viteve ishin pjesë e punës së KRSKRR-së dhe kanë dhënë kontribut personal dhe shenjë në përparimin e kulturës në komunikacionin dhe ngritjen e sigurimit në komunikacionin rrugor.
Kryetari i KRSKRR-së, Stojçe Stamenovski, në fjalimin e tij potencoi bindjen dhe besimin e fuqishëm në atë që Këshilli punon dhe theksoi se edhe në të ardhmen do të punohet për qëllimin e vendosur për udhëtim të sigurt dhe komunikacion pa viktima./Telegrafi/