Akademi solemne me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut do të mbahet sot pasdite në Kuvendin e Maqedonisë.
Fjalime do të kenë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, drejtori i Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve, Skender Asani dhe drejtori i Institutit të Historisë Kombëtare, Dragi Gjeorgjiev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë rast do të publikohet edhe pulla postare me figurën e Gjergj Kastriot Skënderbeut.
BDI ka paralajmëruar shënimin e përvjetorit të vdekjes së Skënderbeut në Shkup, ku do të merr pjesë edhe Ali Ahmeti./Telegrafi/