Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë ASHAM sot me akademi solemne e shënoi shpalljen e Nënë Terezës për Shenjtore në Vatikan nga papa Françesku, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Me krenari dhe falënderim e shënojmë aktin e shpalljes së Nënë Terezës shenjtore. Ne, ndërsa me ne edhe e mbarë bota, e kemi Nënë Terezën laureate të Çmimit prestigjioz Nobël për paqe dhe Nënë Terezën si shenjtore”, tha kryetari i ASHAM, Taki Fiti në akademinë solemne.
Ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska theksoi se akademia e sotme është pjesë e agjendës së pasur të ngjarjeve religjioze, kulturore dhe shkencore të cilat institucionet tona qeveritare dhe shtetërore i realizojnë në drejtim të shënimit të ngjarjes së madhe historike e cila, siç tha, i bashkoi dashamirët e mbarë botës.
“Nënë Tereza u bë pasuri e bashkëkohores e cila i takon botës, ndërsa jeta e saj u bë dëshmi unike për sakrificë të pafund ndaj njeriut tjetër për kuptimin e lartë të jetës”, potencoi Kançeska Milevska.
Kançeska Milevska shtoi se së shpejti do të ndërtohet edhe një përkujtimore e shenjtores Nënë Tereza kompozitë skulpturore e cila do të përkujtojë për jetën e humanistes së madhe. /Telegrafi/