Komuna e Gjakovës do të mbajë Akademi Përkujtimore, me rastin e vdekjes tragjike të motrave Perteshoni.
“Me rastin e vdekjes tragjike, ne aksidentin e djeshëm automobilistik, të dy motrave Perteshoni, Iliriana dhe Dardana Perteshoni, komuna e Gjakovës në bashkëpunim me Partinë e Drejtësisë, dega në Gjakovë, sot me datë 27 qershor organizojnë Akademi Përkujtimore”, thuhet në njoftimin e komunës.
Akademia mbahet në orën 16.00 në Sallën Solemne të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, ndërsa varrimi i të ndjerave bëhet në orën 17.00 në varrezat e qytetit në Gjakovë./Telegrafi/