Nën patronatin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, sot mbahet akademi përkujtimore me rastin e 72-vjetorit të rënies së Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës.
Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica janë vrarë në shkurtin e vitit 1945 në një luftë kundër partizanëve komunistë të Jugosllavisë.
Dy komandantët nga Drenica, ishin kthyer në rajonin e Drenicës së bashku me qindra ushtarë dhe vullnetarë, për të mbrojtur popullatën nga vrasjet dhe masakrat e çetnikëve dhe ushtrisë komuniste që kontrollohej nga serbët.
Akademia mbahet në orën 11:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës.