Në akademinë e arteve në Kumanovë është mbajtur akademi përkujtimore për aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari me origjinë nga Sllupçani i Likovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai dy javë më parë vdiq në burgun e Prizrenit. Në këtë ceremoni morën pjesë familjar e miq, si dhe Albin Kurti nga Lëvizja Vetvendosje.
Kurti dhe babi i Astritit kërkuan hetim transparent rreth vdekjes misterioze të aktivistit të vetëvendosjes./Telegrafi/