Site icon Telegrafi

Akademi përkujtimore për Allajbegun

Federata e mundjes e Kosovës (FMK) të mërkurën organizon akademi përkujtimore për trajnerin, Mentaz Allajbegu i cili ndërroi jetë ditë më parë në moshën 67 vjeçare pas një sëmundjeje.

Allajbegu i solli popullit shqiptar kampion të të gjitha rangjeve lokale, kombëtare, rajonale, evropiane, botërore dhe kampion olimpik.

“Federata e mundjes e Kosovës më 29.01.2014 në ora 12:00 në Kino-ABC në Prishtinë do të organizoj akademi përkujtimore për trajnerin e mirënjohur të përmasave botërore, Mentaz Allajbegu”, thuhet në njoftimin e FMK-së. /Sporti1/Telegrafi/ 

Exit mobile version