Sot bëhen 20 vjet nga rënia e dëshmorit të kombit Adrian Krasniqi.
Në nderim të kësaj dite, në Bibliotekën Kombëtare do të mbahet akademi përkujtimore.
Adrian Krasniqi ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, komandant i njëjtit gueril në rajonin e Dukagjinit.
Më 16 tetor të vitit 1997, kur Adrian Krasniqi me shokët e idealit Mujë Krasniqin, Ilir Konushevcin dhe Qerim Kelmendin sulmuan stacionin policor në Kliçinë, ra heroikisht në fushën e nderit.