Te premten, me datë 28 qershor, në ora 14:30, ne Qendrën Informative Kulturore ne Shkup do të organizohet manifestimi kulturor “ Teki Dervishi korifeu i letërsisë shqiptare”.
Pjesëmarrës do te jenë kritikë letrarë, aktorë, miq dhe dashamirë te poetit, shkrimitarit, publicistit dhe dramaturgut te mirënjohur, të cilët me fjalë rasti do të përkujtojnë krijimtarinë letrare të tij.