Ajsel Grezda, e ka konfirmuar për herë të parë ndarjen nga futbollisti Eros Grezda, çifti që kanë edhe një djalë bashkë.
Këtë ajo e bëri të ditur përmes një postimi në ‘InstaStory’ kur u pyet nga një përdorur anonim.
“E marr shumë shpesh këtë pyetje dhe sot po vendos t’i përgjigjem. Po, është e vërtetë që unë dhe Erosi nuk jemi më bashkë. Mua dhe Erosin na lidh vetëm djali ynë, Kian”, është përgjigjur Ajsel.
“Ky është një vendim i ndërmarrë për të mirën e djalit”, ka theksuar ajo mes tjerash.
Ajsel dhe Eros Grezda, ndryshe kanë qenë një ndër çiftet më të komentuar në shtypin rozë.
Për herë të parë, ajo konfirmoi ndarjen nga futbollisti i kombëtares së Shqipërisë. /Telegrafi/