Stefano Tiozzo e ka kapur momentin e rrallë, kur një ajsberg që po lundronte nëpër bregdetin argjentinas, është rrotulluar dhe ka shfaqur pjesën e poshtme të shndritshme.
Turisti italian ishte në Los Glacieres National Park të Argjentinës, ku shihej nga afër fenomeni natyror, i njohur për shfaqjen e vetëm një pjese të sipërme, transmeton Telegrafi.
“Kemi dëgjuar shpesh për majën e ajsbergut, kjo është pikërisht e kundërta. Isha me fat që arrita ta filmoj”, ka thënë Tiozzo.
Ekspertët besojnë se masici i akullt ishte duke u shkrirë dhe u shkëput, duke mundësuar shfaqjen e pjesës së poshtme, që gjithnjë e ka shumë më të madhe. Rrezet e diellit të mesditës, mundësuan që t’i shihet edhe më mirë struktura. /Telegrafi/