Telegrafi

Ajsbergu gjigant që u shkëput nga Antarktida po lëvizë drejt oqeanit të hapur

Sipas lajmit të BBC-së në pamjet satelitore shihet distanca në mes të ajsbergut në gjerësi prej 6 mijë kilometrash, i cili të mërkurën u shkëput nga masa e akullit Larsen C në veri perëndim të Antarktidës.

Ajsbergu i madh i shkëputur nga kontinenti i Antarktidës po lëviz drejt oqeanit të hapur.

Shkencëtarët e Institutit “Alfred Wegener” në Gjermani të cilët e vëzhgojnë lëvizjen e ajsbergut të quajtur “A-68”, kanë bërë të ditur se sipas pamjeve të siguruara nga sateliti Deimos-1, ajsbergu deri më tani ka lëvizur ashtu siç pritej.

Ky ajsberg pritet që me ndikimin e erërave që vijnë nga Deti Weddel, nga bregu drejt detit, të përhapet drejt oqeanit.

Mirëpo për shkak të “Coriolis effect”, parashihet që ajsbergu të mbetet rreth brigjeve të Antarktidës.

Ajsbergu i shkëputur nga Antarktida është një trilion ton, katër herë sa sipërfaqja e Londrës.